Menyja kryesore
Home
Kryesia
Ekipet
Galeria
Tabela
Golashėnuesit
Ndeshjet e radhės
Raportet nga ndeshjet
Rivalėt pėr ne
Mediat pėr ne
Sponsorėt
Bėhu Anėtar
Kontakt
Libri i vizitorėve
Lajmet e fundit
Identifikohu





Keni humbur fjalėkalimin?
Kush ėshtė online?
Momentalisht janė 7 vizitorė online
design: albstudio
Willkommen bei FC Kosova - Mirėsevini nė FC Kosova
FC Kosova - FC Seefeld

NDESHJE KAMPIONALE

FC Kosova

FC Seefeld

E diel, 12 shtator 2010, ora 15:30

Buchlern, Zürich - R3

Info:  076 398 99 99 dhe 079 541 71 76

 Pamje nga ndeshja kundër seefled në sezonin 2008/2009
 
Raporti nga ndeshja FC Kosova - SC Schöftland

FC Kosova i falë dy pika


Sokol Maliqi (Foto albstudio.ch )

FC Kosova i falë dy pika të rëndësishme në sekondat e fundit të ndeshjes. Kosova udhëheqi dy herë, por Schöftland ia arriti të barazoi. Para së gjithash momenti i pësimit të golit të dytë ishte i pakuptueshëm dhe i tepërt.

Në një atmosferë të bukur, të krijuar nga 600 shikues, u përshëndetën Ekipet gjatë hyrjes në fushë.
Kosova nisi lojën e vet me pasime të shkurtëra dhe tentonin që me pasime të shkurtëra të sulmonin në thellësinë e kundërshtarit. Schöftlandi në fillim tregoi respekt dhe koncentrohej në mbrojtje. Në minutën e 9-të Jeton Jakupi u detyrua ta lëshoj fushën për shkak të një lëndimi. Në vendë tij hyri Mikel Lazri. Kosova edhe më tutje dominonte lojën. Në minutën e 22-të për pak pasoi avantazhi i FC Kosovës. Pas një situate standarde, Sokol Maliqi lëshoi topin deri te Avdulla Vinca. Kur ky iu gëzua golit, referi tregoi se ai ishte në pozitë jashtë loje. Pastaj pasoi një fazë, ku të dy ekipet ishin në nivelin e njëjtë. Kosova me përparësi optike, Schöftland i rrezikshëm me kundërsulme. Në minutën e 36-të një gjuajtje nga një situatë standarde nuk u solli fat „Shqiponjave“. Një gjuajtje e Durim Bunjakut nga 25 metra, qëlloi vetëm transverzalen. Pak para pauzës sërish një lëndim. Kësaj radhe fatin e pat mesfushori Vahid Gjuraj. Lojtari kundërshtar e qëlloi me këmbë direkt në gju, ashtu që edhe ai u detyrua ta lëshoj lojën. Pastaj nuk ndodhi më asgjë e rëndësishme, ashtu që ekipet shkuan në kabina pa gola. 
Lexoni pėrmbajtjen...
 
Tages Anzeiger: Der Neue Hoffnungsträger
Der FC Kosova nimmt Kurs Richtung 1.Liga. Dafür hat der Zürcher-Altstetten beheimatete Verein das Team zur neuen Saison verstärkt. Eine wichtige Rolle spielt dabei der ehemalige Fussballprofi Sokol Maliqi.

Von David Schweizer
Innert zwei Jahren schaffte der FC Kosova den Durchmarsch von der 3. bis in die interregionale 2. Liga. Für Spektakel sorgten vor allem Torjäger Fazli Haxhiu und Adnan Jashari. 195 Tore in 46 Spielen war die Sagenhafte Ausbeute des Albanerklubs. Haxhiu Verliess den Verein im Sommer 2009 nach dem zweiten Aufstieg. So lag in der letzten Meisterschaft noch mehr Verantwortung auf den Schultern des ehemaligen FCZ-Spielers Jashari. Kosovas Höhenflug wurde gebremst. Für eine solide Saison mit Platz 6 reichte es dennoch.
Lexoni pėrmbajtjen...
 
Raporti i ndeshjes FC Thalwil - FC Kosova

Një fitore e rëndë në një të diele me diell

 
4 dit pas eliminimit nnga garat për Kupë, Kosova fitoi një ndeshje të rëndë kundër një Ekipe të mirë të Thalwilit. Golin e artë e shënoi Durim Bunjaku në minutën e 39-të me një gjuajtje të bukur nga 20 metra. Me vullnet të madh dhe vendosmëri të madhe u mbajt avantazhi i ngushtë deri në fundë të ndeshjes.
 
Në një të dielë të bukur, në Thalwil kur termometri arriti pikën prej 34 gradësh, nga Ekipet pritej që të japin maksimumin e tyre. Qysh në fillim ishte e kjartë se kjo koh ishte më e përshtatshme për tu larë sesa për të luajtur futboll. Ekipet nuk ia arrinin që ta gjejnë vehten në loj. Të dy Ekipet kann humbur ndeshjet e veta për Kupë. Kosova ka humbur ndeshjen në minutën e 120-të dhe kjo vërehej në këmbët e lodhura të lojtarëve.
Lexoni pėrmbajtjen...
 
Raporti nga ndeshja FC Ibach - FC Kosova

Ndeshje interesante me nje përfundim të hidhur

 
FC Kosova u eliminua në minutën e fundit të vazhdimeve, në gjiron e 3-të të kualifikimeve për Kupën e Zvicrës. Në kohën e rregulltë rezultati ishte 1:1, pastaj pasuan vazhdimet. Kjo nuk do të ishte fare e nevojshme sikur treshja e referëve të mos e anulonte golin e rregulltë të Kosovës në minutën e 79-të. 
Ndeshja filloi furishëm. Qysh në minutën e 1-rë, Ibachu kaloi në avantazhë me një gol shumë të dyshimt, në ofsajd. FC Kosova nuk lejoi që të iritohet dhe vetëm 3 minuta më vonë me një gol të bukur të Sokol Maliqit barazoi rezultatin në 1:1.

Lexoni pėrmbajtjen...