Bashkëatdhetar të nderuar, prindër, shokë, miq, vëllezër, simpatizues të FC Kosovës
Ju jeni më të mirët sepse ju jo vetëm që premtuat por edhe konkretizuat premtimin e dhënë.Përmes telefonatës që kishim ditë më parë me ju, ju vërtetojmë se kemi pranuar pagesën tuaj. Na lejoni të ju falënderojmë përzemërsisht në emër të Klubit, e para së gjithash në emër të të gjithë juniorëve të FC Kosovës.
Ne të rinjtë shqiptarë, do të ju kujtojmë, jemi mirënjohës dhe falënderojmë gjatë çdo udhëtimi në ndeshjet me kundërshtarët.
Duke pas parasysh veprën tuaj të madhe, kryesia e klubit dhe në veqanti reparti i juniorëve, në shenjë falënderimi ju fton që së bashku me familjen të merrni pjesë në njërën nga ndeshjet e skuadrës së parë që do të zhvillojnë gjatë kampionatit 2011 – 2012 si vendas (Një ndeshje).

e gjeni orarin e ndeshjeve.
E vetmja gjë që ju duhet bëni, duhet të vini me familje në Stadiumin e futbollit në “Buchlern-Zürich”, Friedhofstrasse - Zürich dhe të tregoni emrin tuaj. Personat në hyrje të Stadiumit do të ju identifikojnë dhe ju do të keni mundësin të shikoni ndeshjen FALAS.
Për çdo informatë, vërejtje ose këshillë tuajën, u jemi mirënjohës.
Na kontaktoni nëpërmjet adresës sonë:
Kjo adresė e-mail-i ėshtė e mbrojtur nga spam bots, duhet tė aktivizoni Java skriptet pėr tė parė atė
Përzemërsisht
Kryesia e Klubit